RRJETI REGJIONAL PËR DIVERSITET KULTUROR

RRJETI REGJIONAL PËR DIVERSITET KULTUROR

RRJETI REGJIONAL PËR DIVERSITET KULTUROR

Thirrje e Hapur 1 “Mbështetje e projekteve shumëgjuhësore në pesë shtete”
Mbështetje e projekteve shumëgjuhësore në pesë shtete
Guidelines MULTILINGUAL Projects
Thirrje e Hapur 1 ”Mbështetje e projekteve ndërkulturore në pesë shtete”
Mbështetje e projekteve ndërkulturore në pesë shtete
Guidelines INTERCULTURAL Projects

Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor është projekt i financuar nga Komisioni Evropian në kuadër të Programit për shoqëri civile dhe media 2018-2019, EuropeAid/162473/DH/ACT/Multi, dhe do të zgjasë 4 vjet, duke filluar nga 01.09.2020 dhe do të përfundojë më 31.08.2024.

Projektin e zbatojnë Goethe-Instituti Shkup bashkë me organizatat partnere: Qendra për Bashkëpunim Ballkanik – LOJA (Maqedonia e Veriut), Instituti i Librit dhe i Promocionit (Shqipëri), Kalem Culture Association (Turqi), Association Krokodil (Serbi), dhe Qendra Multimedia (Kosovë).

Projekti – Rrjeti rajonal për Diversitet Kulturor kontribuon për promovimin dhe tolerancën ndërkulturore, me ndihmën e hapjes së kanaleve të reja për komunikim për komunitetet e pavarura kulturore, duke u ofruar mundësi për bashkëpunim jashtë skenës politike. Në vendet e Ballkanit Perëndimor më pak mekanizma sigurojnë komunikim kulturor rajonal. Projekti e plotëson këtë hapësirë të zbrazët duke ofruar mundësi për bashkëpunim që do të mundësojë shkëmbim të përvojave përmes projekteve të përbashkëta, evenimenteve dhe fushatave publike. Në këtë mënyrë promovohen iniciativat e ndryshme kulturore dhe sigurohet hapësirë për prezantim të punës së iniciativave më të vogla në arenën rajonale.

Projekti ka si objektiv të promovojë shkathtësitë e të lexuarit mes kulturave të ndryshme dhe vlerave demokratike përmes rritjes së interesit për të lexuar, duke vënë në dispozicion veprat letrare nga rajoni. Kjo përfshin vendosjen dhe punën e bibliotekave të lëvizshme në pesë vendet dhe mbështetjen e 10 festivaleve letrare rajonale me temë kryesore shkëmbimin dhe pajtimin ndërkulturor. Publiku në këto pesë shtete do të vendoset në kontakt me vepra të autorëve dhe kulturave nga vendet fqinje, të cilët në disa raste më parë ishin në konflikt dhe autorë të cilët e promovojnë kulturën e të lexuarit si instrument për tolerancë dhe pajtim. Përmes literaturës, lexuesi do të qaset me pasurinë e karakteristikave kulturore, dhe njëkohësisht me gjendjet personale, aspiratat dhe dilemat, të cilat i mundësojnë që të identifikohet më mirë, të sillet dhe të bashkëjetojë më mirë me njerëzit nga mjediset e tjera kulturore, që ndihmon në tejkalimin e distancës sociale.

Përveç gjashtë organizatave qytetare, të cilat janë pjesë e konsorciumit në projekt, aktivitetet do të synojnë rritjen e kapaciteteve të 90 nismave kulturore përmes ndarjes së sub-granteve, trajnimeve ose mbështetjes për bashkëpunim. Organizatat jo qeveritare janë vendimtaret për suksesin e këtij projekti, pasi që ata kanë ndikim të madh në kulturë dhe ndryshimet në shoqëri. Grupet shtesë ty synuara janë profesionistët rajonal, të cilët në rastin tonë janë artistët, shkrimtarët, përkthyesit dhe operatorë të tjerë kulturor. Pothuaj 120 shkolla dhe mbi 100 biblioteka do të pasurohen me materiale informative dhe do të përfshihen në aktivitete të ndryshme. Përfitim nga projekti do të kenë edhe qytetarët e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Turqisë dhe Shqipërisë, me fokus të veçantë të rinjtë. Kjo nënkupton se 5.000 të rinj në mënyrë të drejtpërdrejtë do të marrin pjesë në aktivitete, por po ashtu edhe mbi 500.000 persona të cilët do marrin informacione, të cilat do të dalin nga zbatimi dhe promovimi i aktiviteteve.

Ajo që e bën këtë projekt aq të veçantë është vizioni për ndërtimin e platformës së unifikuar për evokim dhe ndërgjegjësim për mënyrat efikase të prezantimit të punës kulturore mes qytetarëve nga vendet e ndryshme të Ballkanit, si dhe mënyra origjinale dhe krijuese për hapjen e kanaleve të reja për komunikim mes aktorëve kulturor rajonal, që kontribuon në pajtimin dhe shkëmbimin kulturor mes vendeve.