Thirrje për punëtori për ndërtimin e besimit dhe mediacionit për studentë
Forumi Rinor Arsimor (FRA), Qendra për Bashkëpunim Ballkanik – Loja, dhe Këshilli Rinor Krushevë (KRK) në kuadër të projektit për shprehje rinore i mbështetur nga Unioni Evropian shpallin thirrje për pjesëmarrje në punëtorinë për ndërtim të besimit dhe mediacion për nxënës të shkollave të mesme prej: Shkupi, Tetovë, Krusheve, Kumanove, Velesi, Manastiri, Struge dhe Negotine. Punëtoria do të zgjat tre ditë dhe do të mbahet prej 25 -27 tetor 2018 (e enjte – e shtunë) në hotel Pella në Ohër.
Pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër tema siç janë: puna ekipore dhe ndërtimi i besimit, lidershipi dhe sjellja e vendimeve në grup si dhe do ju ofrohen teknika për transformimin e konflikteve, komunikimin dhe mediacionin të bazuara në shembuj konkret që përfshinë tema siç janë stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimi.
Kandidatët që duan të jenë pjesë e këtyre punëtorive duhet t’i plotësojnë këta kushte:
- Të jenë studentët e universiteteve te shtetit;
- Të shprehin interesim dhe gadishmëri për temat e punëtorisë;
- Të shprehin interesim për kyçje në aksionet e ardhshme pas punëtorisë;
- Të jenë të gatshëm që të marrin pjesë gjatë tre ditëve të parapara për punëtori.
Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen më së voni deri më 20 tetor 2018 (e shtunë) duke dërguar aplikacionin e plotësuar në lojaeducation@gmail.com Aplikacioni për pjesëmarrje mund ta merrni këtu: Aplikim për pjesëmarrje studente
Numri i pjesëmarrësve është i limituar.Pjesëmarrja në punëtori është pa pagesë -akomodimi, transporti dhe ushqimi. Punëtoria do të realizohet nga trajnues me përvojë të FRA, LOJA, KRK-ës.
Gjuhët që do të përdoren gjatë punëtorisë do të jetë gjuha shqipe dhe maqedone dhe do të sigurohet përkthim konsekutiv. Në punëtori do të ketë mundësi për 40 pjesëmarrës. Gjatë selektimit të pjesëmarrësve do të merret parasysh balansi etnik dhe gjinor i grupit si dhe përfaqësimi gjeografik.
Pas mbarimit të secilës punëtori pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të formojnë ekipe dhe të aplikojnë me projekt propozime për aksione nëpërmjet të cilave mund t’i implementojnë aftësitë, shkathtësitë dhe diturinë e përfituar. Projekt kncepti më i mirë prej seciles punëtori do të shpërblehet që të mund te realizohet deri në dhjetor të vitit 2018 me mentorim të profesionistëve me përvojë prej FRA, LOJA, KRK-ës.
Me organizimin e këtyre punëtorive “Projekti për shprehje rinore” ka për qëllim që të rrinjtë të bëhen lider në promovimin e lirisë së shprehjes, të drejtat e njeriut, integrimi dhe kreatorë të ndryshimeve për një shoqëri të lirë, përgjegjëse dhe inkluzive. Punëtoritë implementohen prej Forumit Rinor Arsimor (FRA), Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik – Loja, dhe Këshillit Rinor – Krushevë (KRK) të financuara prej Unionit Evropian në kuadër të IPA IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016 – 2017.